Tjetër lidhje e dështuar, Tea sërish beqare?

Tea Trifoni është ish konkurrentja e edicionit të dytë të “Për’puthen”.

Ajo është njëra ndër ish konkurrentet që ka bërë bujë të madhe në media, shkruan lajmi.net.

Tea u komentua jashtëzakonisht shumë për lidhjen me Andin, e më pas me atë të Beartin.

Ajo sërish u komentua shumë për ndarjen me Beartin e më pas edhe me një lidhje tjetër.

Por si duket ajo dhe lidhjet e dashurisë janë larg me njëra tjetrën.

Disa muaj pasi u zbulua romanca me një fierak, për të cilën kishte hyrë ‘mik’ Fatjoni i “Përputhen”, Tea është ndarë.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet vet Trifoni përmes një “meme” në ‘Instagram’ në të cilën i tregon ndjekësve se si do ta “ndjekë” në botën tjetër engjëllin e saj të dashurisë i cili qartazi në këtë botë “nuk e ka kryer punën siç duhet”.

Periudhën post-ndarje nga miku i Fatjonit ajo e ka kaluar në qetësi të plotë duke qenë shumë pasive dhe në rrjete sociale.

Kujtojmë se në janar ajo u shkëput edhe nga emisioni i “Goca dhe Gra”, pasi u ndërrua paneli me vendim të ‘Top Channel’./Lajmi.net/