Leeds United ka pësuar mbrëmë edhe një humbje në Premier League, kësaj radhe ndaj Chelsea.
Skuadra e Leeds është në zonën që e rrëzon nga Premier League. Ky mund të shihet si lajm i mirë për Barcelonën.
Katalanët janë pas brazilianit të Leeds, Raphinha, i cili pëlqen projektin e klubit ‘Blaugrana’.
Barcelona do të mund të aktivizojë klauzolën e tij prej 25 milionë eurove, nëse Leeds bien nga liga, përcjell lajmi.net.
‘Mundo Deportivo’ shkruan se humbja e Leeds mbrëmë e afron Barcën edhe më shumë me lojtarin.
Nëse Leeds i shpëton rënies, thuhet se do të kërkojnë rreth 50 milionë euro për anësorin brazilian.
Barca e sheh Raphinha si transferimin e duhur për të ndihmuar (ose mbuluar në rast largimi) Ousmane Dembelen.