Tjetër goditje e madhe nga Manchester City në merkato

Manchester City ka arritur një marrëveshje verbale me Wolves për të nënshkruar me mesfushorin Matheus Nunes për të cilin do të paguajë 55 milionë euro.
Marrëveshja për 25-vjeçarin nuk është arritur ende zyrtarisht, por negociata janë tashmë në përfundim e sipër.

Cityt i ishte refuzuar oferta e mëhershme për portugezin, me Wolves që besohet se kërkonte më shumë para, përcjellë lajmi.net.

Nunes ka munguar në stërvitje kohët e fundit pasi e bëri të qartë se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës.

Për më tepër, Wolves kanë rënë dakord të nënshkruajnë me lojtarin e Cityt Tommy Doyle si huazim.

City dëshironte të forconte repartin e mesfushës edhe përpara se Kevin de Bruyne të pësonte dëmtimin e kofshës.