Roma ka konfirmuar nënshkrimin e Romelu Lukakut si huazim nga Chelsea.
Reprezentuesi belg kishte mbërritur në kryeqytet të martën, i mirëpritur nga mbi 5000 tifozë në aeroportin Ciampino.
Transferimi i tij i përkohshëm nga Chelsea tani është konfirmuar nga Giallorossi përmes llogarive të tyre zyrtare në mediat sociale dhe faqes së internetit.
Lukaku tashmë është stërvitur në Trigoria dhe pritet të jetë në dispozicion nesër kur Giallorossi të presë Milanin në ‘Stadio Olimpico’.
Roma nuk ka mundësi ta bëjë të përhershëm lëvizjen e sulmuesit, ndaj Lukaku pritet të kthehet te Chelsea në fund të sezonit.