Tirana dhe Prishtina poashtu kane faj per Librin Skandaloz ku ofendohen shqiptaret!

Fejzi HAJDARI

E di qe do tju duhet qesharake, si shume pune tjera, e qe ne fund kur e shohim epilogun, zhgenjehemi dhe deshperohemi shume, qofte nga politika, qofte nga ndonje organizem tjeter… ë
Pse them se Tirana dhe Prishtina kane pjese te fajit?
Sepse, pikerisht perfaqesuesit e larte te te dy qendrave shqiptare, pak para fillimit te fushatave zdhedhore ne Maqedoni, vrapojne gjithone t’i mbeshtesin partitë shqiptare ne qeverine e Maqedonise. Ata, gjithmone si puna e Amdi Bajram, vrapojne ta mbeshtesin partine ne qeveri, e cila harton libra ku shqiptaret ofendohen institucionalisht dhe diskriminohen skajshem. E besoni se veprime te tilla absurde mund të bejne vetem Tirana dhe Prishtina Zyrtare. Ju siguroj dhe ju betohem, se nje gje e tille te kroatët, sërbët, malazezët etj, kurre nuk mund dhe as nuk guxon te ndodh. Madje as te asnje popull i rajonit, pervecse tek ne shqiptaret…
Pse maqedonasit, ama asnjehere per shembull nuk guxuan t’i ofendojnë institucionalisht serbet, bullgaret ose greket. Madje-madje jam i bindur se nje veprim te tille kurre nuk guxojne ta bejne. Nderkohe qe ndodh qe shumehere qarqe te caktuara intelektuale dhe politike ose fetare te ketyre popujve, te tallen me maqedonasit. Me kete dua te them se jemi ne shqiptaret qe tolerojme te tallen te tjeret me ne, sepse nuk reagojme dhe veprojme kurre ne menyre te organizuar, aq me pak te koordinuar.
Rrjedhimisht, me kete ofendim institucional nga Mnistria e Arsimit
e Maqedonise me ne krye ish-ministrin shqiptar, me te ofenduar duhet te ndihen Tirana dhe Prishtina Zyrtare, te cileve koha ka deshmuar se nuk ua ndjen ama aspak…
Pra, fajin duhet ta kerkojme tek ne në Maqedoni, ku asnjehere te pakten per keto ceshtje qe kane rendesi vitale kombetare, nuk kemi reaguar ne menyre te koordinuar (bashkerenduar), por ne menyre stihike, spontane, te çarkorduar dhe individuale!
Dhe perderisa nuk ndodh organizimi dhe koordinimi i shqiptareve lidhur me interesin kombetare, te tjeret do te tallen me ne gjithmone, sic jane tallur historikisht, duke falsifikuar edhe fakte historike dikur, por edhe sot.