Tiganj: Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, prioritet i lartë i kryesimit të Kroacisë me BE-në

Njëri prej prioriteteve të kryesimit kroat me Bashkimin Evropian, do të jetë zgjerimi, posaçërisht hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Me optimizëm shoh në përparim, në periudhën që vijon dhe në rezultat pozitiv. Qëllimi ynë është ta zhvendosim dhe debllokojmë atë për të cilën fatkeqësisht nuk u bë në tetorin e vitit të kaluar në Këshillin e BE-së dhe të gjejmë zgjidhje me të cilën debllokohet vendimi për negociata për aderim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Kështu në një intervistë ekskluzive për MIA, shprehet ambasadorja e Kroacisë, në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj, shteti i të cilës me 1 janar e mori përsipër kryesimin gjashtë mujor me Këshillin e BE-së.

“Kroacia do të synojë dhe fuqishëm do të angazhohen për t’i bindur shtetet për vazhdimin e procesit për aderim dhe të gjejë mënyrë dhe model që Maqedonia e Veriut, t’i hapë negociatat”, thotë ambasadorja Tiganj, në intervistë për MEDIAL-n.

Ajo theksoi se Kroacia, do të ndërmarrë aktivitete në këtë periudhë të shkurt të kryesimit të saj gjashtë mujor, në krye me kryeministrin Andrej Plenkoviq, i cili tregon se i jep përparësi zgjerimit. Ndërsa, hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, e vendos në majë të shkallëve të prioriteteve të Kroacisë, në kuadër të kryesimit me BE-në.