Tifozi që sulmoi portierin e Sevillas dënohet me tre muaj burgim

Një tifoz i PSV-së është dënuar me tre muaj burgim për sulmin ndaj portierit të Sevillas, Marko Dmitroviq, në një ndeshje të Ligës së Evropës.

Tifozi 20-vjeçar u fut në fushë vonë në ndeshjen e 23 shkurtit dhe goditi portierin me grusht në fytyrë.

Fatmirësisht, Dmitroviq nuk u lëndua dhe menjëherë e hodhi tifozin në tokë pasi ai u sulmua, përpara se ekipet e sigurisë ta nxirrnin atë nga fusha.

Tifozi tashmë kishte një ndalim për të hyrë në stadium nga Shoqatës Holandeze e Futbollit (KNVB), por hyri në stadiumin Phillips duke përdorur një biletë të blerë nga një mik.

Drejtori i futbollit i PSV-së, Marcel Brands, ka dënuar sulmin dhe ka thënë se klubi do të punojë me grupet e tifozëve për të siguruar që ndalimet e stadiumeve të zbatohen më mirë. Klubi mbetet subjekt i një rasti disiplinor nga UEFA, si pasojë e incidentit, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

“I dyshuari jo vetëm që shkeli ndalimin e stadiumit dhe zonës, ai gjithashtu doli në fushë në gjendje të dehur për të sulmuar një futbollist. Kjo është krejtësisht mungesë respekti për viktimën, klubet e futbollit dhe të gjithë mbështetësit e vërtetë të PSV-së. Përveç kësaj, i dyshuari u dënua dy herë në vitin 2021 për shkelje të lidhura me futbollin”, thuhet në një deklaratë nga Gjykata e Qarkut East Brabant.