Tifozët e Real Madridit do të duartrokasin Viniciusin sonte pas kërcënimit të tmerrshëm që mori nga ultasit e rivalëve

Sonte në orën 21:00 në çerekfinalet e Kupës së Mbretit do të luajnë Real Madrid dhe Atletico Madridi, ndërsa një natë para ndeshjes një kukull që përfaqësonte Vinicius Junior u var jo shumë larg kampit stërvitor të klubit mbretëror.

Pranë tij është një mesazh që thotë “Madridi e urren Realin”. Mesazhi i shkruar është një nga motot e ultrasve të Atleticos dhe është parë disa herë.

Këtë herë pranë saj është një kukull në litar e veshur me fanellën e yllit të ri të Real Madridit, i cili tashmë është kërcënuar disa herë.

Vinicius kritikohet për festimin e golave, për shkak të të cilave tashmë disa herë ka qenë në shënjestër të racistëve të cilët i bërtisnin se është majmun dhe “le të vdesë”.

Ai ishte edhe objektiv i rivalëve. Jo shumë kohë më parë, kapiteni i Atleticos, Koke, tha se “nëse shënon dhe fillon të kërcejë, do të ketë probleme”.

Marca shkruan se për shkak të kërcënimit të frikshëm ndaj të riut brazilian, tifozët e Realit do të ngrihen nga vendet e tyre në stadium në minutën e 20-të dhe do të duartrokasin Viniciusin.

Atletico zyrtarisht kërkoi falje dhe u distancua nga lëvizja e tmerrshme e ultrasve të tyre. /Telegrafi/