Tielemans në shënjestrën e Liverpool, City e Arsenal

Sipas asaj që raporton ‘Fichajes’, situata e mesfushorit belg po monitorohet edhe nga Real Madridi e Barcelona, shkruan lajmi.net.

Kontrata e yllit 24 vjeçar të Leicester përfundon në vitin 2023.

Nëse Leicester nuk arrin ta bind Tielemans që të rinovojë kontratën e tij me “Dhelprat”, pritet që krerët e klubit anglez të vendosin ta shesin yllin belg.

Këtë sezon, në 25 paraqitje në të gjitha garat për Leicester, Youri Tielemans ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.