“Ti shko i pari”, “Jo ti shko i pari” – Rama dhe kryeministri holandez ‘e teprojnë’ me mirësjelljen (VIDEO)

Në mesin e shumë liderëve të cilët po marrin pjesë në samitin e organizuar nga BE për Ballkanin Perëndimor në Brdo të Sllovenicë, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas arritjes, pak para se të hynte brenda objektit ku do të mbahet takimi, Rama u pa duke ecur krah kryeministri holandez, Mark Rutte.

Kur të dy kanë arritur tek dera, ata ‘e tepruan’ me mirësjellje duke i thënë njëri-tjetrit: “Ti shko i pari, jo ti shko i pari”, si shenjë respekti, njofton Klankosova.tv.