Borrell: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

“Duhet ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më parë. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj meritojnë të kenë progres në rrugën drejt BE-së”, shkroi në Tuiter përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjës.

Ai tha se me kryeministrin Zaev ka biseduar biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE – Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe sigurinë, çështjet globale, integrimin rajonal, zgjerimin.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pret hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian por për shkak të moszgjidhjes së kotnestit në Bullgarinë, shteti bullgar bllokon eurointegrimet e vendit.

Auroitetet e Maqedonisë thonë se Maqedonia që moti ka përmbushur kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim.