Thomas Tuchel vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve për më shumë fitore në 50 ndeshjet e para

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka barazuar rekordin për më shumë fitore në Ligën e Kampionëve në 50 ndeshjet e para, teksa Blutë fituan 2-1 ndaj Lille të mërkurën.

Fitorja ndaj Lille ishte triumfi i 32-të i Tuchel në Ligën e Kampionëve, duke barazuar një rekord të madh.

Tuchel barazoi ish-trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, i cili arriti 32 fitore në vetëm 47 ndeshje në Ligën e Kampionëve para pensionimit.

Ndërkohë, Zinedine Zidane fitoi 31 ndeshje në 50 ndeshjet e tij të para dhe Tuchel e ka parakaluar duke vendosur rekord të ri tashmë për trajnerët aktiv.

 

Ndryshe, Chelsea ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në dy sezone radhazi për herë të parë që nga sezonet 2010/11 dhe 2011/12.

Tuchel, natyrisht, i udhëhoqi Blutë drejt lavdisë evropiane sezonin e kaluar dhe po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë sezon.