Thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, eurodeputeti i shkruan Borrellit, Varhelyit e Lajçakut: A po e shihni se çfarë po ndodh?

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrje nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

E pas këtyre thirrje ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ku ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.

closevolume_off
“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, MiroslavLajcak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne. BE, Kosovë…”, shkruan Mandl.