Thirrje nga Komuna e Butelit për donacion të kompjuterëve për fëmijë nga familje të rrezikuara sociale

Komuna e Butelit u bën thirrje banorëve dhe kompanive të cilët kanë kompjuterë personalë të cilët nuk i shfrytëzojnë t’i sjellin në Komunë që ajo t’i donojë për nxënësit nga familjet e rrezikuara sociale, ku ka grupe të ndryshme të nxënësve, ndërsa duhet të ndjekin mësim elektronik për nivel të ndryshëm të arsimit.

Nga Komuna e Butelit informuan se me fillimin e mësimit onlajn për nxënësit që filloi si pasojë e mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë së virusit korona, kanë parë se jo secila familje ka kompjuter për fëmijën e tij që është nxënës.

“Të gjithë bashkëqytetarët dhe subjektet afariste të cilët kanë kompjuterë të tyre personale ose zyrtarë të cilët nuk i përdorin ose të cilët duhet të riparohen, ose instalim shtesë (shtëpizë, monitor, tastierë dhe mi) t’i donojnë në Komunën e Butelit. Komuna e Butelit dhe Sektori TI do t’i rregullojnë teknikisht kompjuterët e donuar të cilat pastaj do t’i shpërndajë në shkollat fillore komunale të Butelit, ku drejtorët e shkollave tashmë kanë lista me kërkesë të parashtruar nga prindërit të cilët nuk kanë mundësi që ta ndjekin mësimin për këto shkaqe”, thonë nga Komuna.