Në Dibër gjendja e sigurisë stabile

Gjendja e sigurisë në rajonin, të cilin me aktivitetin e vet e mbulon Sektori i punëve të brendshme nga Dibra, është stabile.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa, nuk u regjistrua mosrespektim i vendimit për ndalesë të lëvizjes. Po ashtu në dy komunat nuk u evidentua shkelje e rendit publik dhe paqes, vjedhje dhe fatkeqësi të komunikacionit”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit për punë të brendshme nga Ohri, Stefan Dimoski.

Sipas tij, në vetizolim janë 17 persona dhe te ata është kryer kontroll nga ana e nëpunësve policorë.

Në Dibër pas më shumë se një muaj, për herë të parë gjatë 24 orëve të kaluara, tre persona i kanë shkelur masat për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit.