Ther me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar është arrestuar dje në Podujevë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një person duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas një fjalosje me viktimën mashkull kosovar, e ka sulmuar atë me thikë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.