Themeluesi dhe drejtori i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti, është nderuar në Nju Jork nga organizata shqiptaro-amerikane Albanian American Relations Council (AARC).
Pajaziti është nderuar me një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohjen për këtë vlerësim.
Në mesazhin e tij, Pajaziti ka vlerësuar veçanërisht rolin e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se shqiptarët në SHBA janë “fuqia, zëri dhe krenaria e kombit” dhe se me punën dhe përkushtimin e tyre vazhdojnë të forcojnë emrin shqiptar dhe miqësinë shqiptaro-amerikane.
Pajaziti ka falënderuar AARC-në për mirënjohjen, duke shprehur një falënderim të veçantë për Ilir Rusin dhe Martin Vulajn. (INA)






