Dy nëna, dy qytete, një zë për çlirimtarët e UÇK-se dhe një amanet!

Nëna e respektuar Ferdonije në Gjakovë dhe nëna Shpresa në Shkup, dy nëna shqiptare, të ndara nga kufijtë, por të bashkuara nga dhimbja, krenaria dhe dashuria për lirinë.
Nga Gjakova në Shkup, zëri i tyre u bashkua fuqishëm: “Liri për Çlirimtarët e UÇK-së!”
Dhe si nëna që kanë përjetuar dhimbjen, por nuk e kanë humbur dinjitetin, thanë njëzëri:
“JO NË EMRIN TIM!”
Sepse zëri i nënës nuk hesht.
Dhimbja e nënës nuk harrohet.
Dhe kujtimi i atyre që luftuan për liri nuk shuhet.