“Thashë se e puthi në buzë”, Cllevio komenton përqafimin e Stresit dhe Noizyt

Noizy dhe Stresi kanë rregulluar raportet e tyre tash e një kohë.

Mbrëmjen e kaluar u mbajt koncerti i Noizyt i titulluar “Alpha Show”, shkruan lajmi.net.

Dy reperët ndanë një përqafim në skenë

Pas këtij përqafimi nuk ka munguar edhe një reagim i Cllevios në një prej shfaqjeve të tij të drejtpërdrejta online.

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.

 

Kujtojmë që Cllevio së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.

Ndërkaq, me Stresin që njiheshin si miq prej shumë vitesh, tashmë nuk i kanë raportet e dikurshme./Lajmi.net/