Stresi ka disa fjalë pas momentit të përqafimit me Noizyn në skenën e “Alpha Show”

Pas disa vitesh armiqësie, dy rep-artistet e njohur shqiptar, Noizy dhe Stresi janë pajtuar.

Për më shumë ata janë shfaqur së bashku në skenën e koncertit “Alpha Show”, shkruan lajmi.net.

E kur dyshja u shfaqën në skenë ndan edhe një përqafim para publikut, që u përcoll me brohoritje.

Këtë moment e ndau Arkimed Lushaj (Stresi), në një postim në Instagram, ku shprehu mirënjohje dhe respekt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

 

“Mirënjohje dhe respekt Noizy. 14 gusht 2022 le të mbahet mend dhe të jetë shembull për të gjithë reperat!”,shkroi Arkimedi.