Thaçi tregon se cilën parti do të bëj PDSH koalicion (VIDEO)

PDSH-ja pritet të shkojë në zgjedhje e vetme, megjithatë, përveç se me BDI-në, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se koalicion mund të bëj edhe me RDK-në e Vesel Memedit.

“Vetëm vetëm, do të shkoj. Po. 99% vetëm do të shkojë. Ka disa parti të vogla shqiptare të cilat nuk duken të rëndësishme por kam vërejte tek ata një dinjitet në momente të caktuara. Një nga ata parti që unë mendoj se mund të bisedojmë, nuk jam i sigurte se mund të bëjmë koalicion, është RDK-ja e z. Vesel Memedit”, tha Thaçi për Express.