Buta vjen me një këngë për Edi Ramën plot me drogë e femra- ka diçka edhe për Shefqet Krasniqin

 “Xhip të zi si Obama, rri me armë si Osama, Choperi këndon si Elvana, kitrat me pixhama, killa vjen nesër mbrama, krejt e bardhë si Alaska, nofka e jem Edi Rama”,  këto janë disa nga vargjet e këngës më të re të Butës që quhet, Edi Rama

Edi Rama shpesh është bërë temë nëpër mediat shqiptare.

Ai është përfolur si konsumues i drogës por edhe veshjeve të tij paksa më ndryshe prej politikanëve të tjerë.

Në këtë këngë nuk mungojnë as shprehjet eksplicite për femrat, e krejt në fund ka diçka edhe për hoxhën e famshëm të Kosovës, Shefqet Krasniqi, të cilit ia përqesh pantallonat e shkurt, mbi zogun e këmbës.

Kjo nuk është hera e parë që Buta lanson këso këngësh.

Më parë ai kishte lansuar edhe këngën e tij “Hashish Thaçi”, një këngë që ka qenë hit në Kosovë e ku ka më shumë se 3 milionë klikime në youtube.com.

Ndryshe, reperi njihet për këngë të tilla, që tregojnë realitetin e shqiptarëve kudo që jetojnë. /GazetaExpress/