Thaçi pret në takime të ndara Kurtin, Mustafën, Veselin dhe krerët e partive tjera

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se Thaçi ka ftuar në takim kryeministrin, Albin Kurti dhe krerët e partive të tjera në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë i presidencës:

Njoftim për media:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;
Ora e takimit: 13:00;

Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;
Ora e takimit: 10:30;

Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;
Ora e takimit: 11:30;

Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;
Ora e takimit: 12:30;

Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;
Ora e takimit: 13:45;

Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;
Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;

Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.

Mirëpresim ekipet tuaja!