Thaçi pohon se deputeti i ASh-së është në anën e tyre!

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin e djeshëm Klik Plus në TV21 tha se mbrëmjen kur duhej të votohej mocion mosbesimi i Qeverisë, kishin edhe një deputet si rezervë i cili nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë. Ai tha se bëhet fjalë për një deputet nga radhët e ASH-së megjithatë nuk e tregoi emrin e tij dhe nëse ai mund të jetë pjesë e shumicës së rritur në kuvend që e paralajmëron pushteti.

Hristijan Mickoski edhe më tutje insiston për zgjedhje të parakohshme, por nuk deshi të komentonte nëse mund të ndodhë që pjesë e deputetëve të opozitës t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare. Këto ditë kishte paralajmërim se Afrim Gashi mund të ketë bisedime dhe se po bëhen kalkulime me deputetët e Alternativës.

Ne tani kemi një situatë, sot nëse më pyetni – 60 deputetë të opozitës, 59 deputetë të pushtetit dhe 1 deputet i cili nuk e di ku është.

Unë nuk kam sekondant që të mund të them se nesër do të largohet Qeveria ose do të largohet brenda disa javësh, muajsh, por me siguri e di se do të largohet. Se kur do të ndodhë kjo, do të vendosë populli i Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Edhe pse paralajmërohej se kryeministri Zaev do të bisedojë me njeriun e parë të Alternativës, Afrim Gashi për rritjen e shumicës, tani për tani nuk ka informacione për takim të tillë.