Thaçi: Në Samitin e Zagrebit kërkova vizat dhe njohjen e pesë vendeve të BE-së

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Hashim Thaçi tha se dje në Samitin e Zagrebit ka kërkuar heqjen e menjëhershme të vizave për qytetarët e Kosovës dhe se ka kërkuar që Kosovën ta njohin edhe pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilët edhe i fajësojë për vonesën e liberalizimit të vizave.

Thaçi tha se gjithashtu i ka falënderuar shtetet e BE-së për ndihmën dërguar Kosovës për luftimin e pandemisë.

“Kam theksuar se Kosova si vendi më pro europian në rajon meriton trajtimin më të shpejtë, më të përgjegjshëm dhe më vendimmarrës nga BE, në veçanti sa i përket meritës për vendimin e menjëhershëm për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo vonesë po e zbeh besimin në vendimmarrjen e Brukselit. Shtetet anëtare të BE-së duhet të lëvizin përpara më shpejt dhe me urgjencë”.

“Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar, për shkak të mosunitetit pasi që ka përmbushur të gjitha kriteret. Kjo lidhet me mosnjohjen e pesë vendeve të BE-së, gjë që dje qartë në prezantimin tim thashë që edhe këto pesë vende ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”.

Thaçi tha se BE nuk duhet t’i shmanget politikës së zgjerimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjithë duhet të punojnë për rikthimin e besimit europian në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, për Kosovën është e rëndësishme që të kemi një angazhim më konkret të BE-së duke u trajtuar si vend i pavarur dhe sovran”.