Thaçi mirëpret vendimin e Kushtetueses, kërkon që sa më shpejtë të formohet qeveria e re

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve dhe partive politike që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Derisa ka kërkuar që të formohet qeveria e re sa më shpejt.

I pari i shtetit në një konferencë për medie tha se duhet të respektohet rendi kushtetues në Kosovë.

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm që çdo hap që e kam marrë të jetë në përputhje të Kushtetutës. Më e rëndësishmja është që Kushtetuesja e konstatoi që parlamenti është organi më i lartë në Kosovë”, tha ai.