Për ta njohur PDSH-në, vetëm duhet ndjekur sesi vepron në kohë krizash

Shkruan: Arsim Hasani

Për ta njohur PDSH-në, vetëm duhet ndjekur sesi vepron Ajo në kohë krizash dhe rreziqesh kur kombi ndeshet me këto dukuri!

Pandemia e virusit korona mund të thuhet se e ndali në vetënumëro gjithë botën, na mbylli e na izoloi nëpër shtëpi, na e ndryshoi mënyrën e të jetuarit, mënyrën e botëkuptimit e mbi të gjitha na e bëri të ditur se sa jemi të dobët e të vegjël kundrejt “armikut të padukshëm”.
Thjeshtë, ne ishim të papërgatitur.
Sot kur të gjithë ne gradualisht po fillojmë të marrim frymë më lirshëm dhe ti kthehemi sadopak normalitetit, e kemi të qartë se kjo që na ndodhi do të jetë e regjistruar në analet e historisë së njerëzimit, e ndoshta edhe do të jetë pikë e ndryshimit të shumë gjërave që deri dje i kishim praktikë.
Çdo herë, pas ndodhive të mëdha, edhe pasojnë ndryshimet e mëdha, dhe kjo padyshim do të ndodhë edhe kësaj radhe.
Ndryshimit në mënyrën tonë të jetesës padyshim se do të duhet t’ia bashkangjesim ndryshimin në një segment tjetër jetik për të gjithë ne, ate politik, duke bërë përzgjedhjen e përfaqësimit adekuat në drejtim të përmirësimit të cilësisë për mirëqenien tonë të përgjithshme, e në veçanti në përmirësimin e të drejatve, lirive e barazisë.
Kriza me virusin korona, në një mënyrë ndërpreu rrugëtimin drejt ndryshimit, si duket sa për të dhënë edhe më argumente e fakte se diçka me këta që sot “qeverisin” në “emër të popullit”, pra BDI, nuk është kah shkon si duhet, qoftë nga fakti se nuk dinë apo edhe nuk po munden, gjë që është konstatuar dhe alarmuar vite me radhë nga Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri i saj Menduh Thaçi. Kjo ndërprerje nxorri në pah paaftësinë, impotencën politike e ekzekutive dhe standardet e dyfishta që kjo “qeverisje” vite të tëra po i bën në dëm dhe në kurriz të shqiptarëve të këtushëm, gjithnjë duke improvizuar e asnjëher duke pasur një strategji veprimi në favor të popullatës.
Në një kohë kur lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, së bashku me strukturat tjera në vazhdimësi ishte prezent dhe në kontakt permanent me qytetarët përmes press konferencave të dedikuara për dhe rreth krizës me virusin famëkeq, udhëzimeve, apeleve dhe masave konkrete të kërkura në kohë të duhur, “lideri” i subjektit “qeverisës” ishte strukur nën shtatë shtresa tokë, duke pritur që sapo të kalojë “apokalipsi” të dalë sërish e të “udhëheqë” ata që do të mbesin.
Veprim “liderësh” se jo fjalë.
Largë këtyre “parashikimeve” dhe krahasimit real se kush është kush, duhet të potencojmë disa gjëra që i kemi trashëgimi nga qeverisja e deritanishme e BDI-së e që duhet të ndryshojnë, kurdo që të jepet mundësia për verdiktin e popullit.
Ne sot kemi në trashëgimi një segregim “de facto” të shqiptarëve në të gjitha lëmitë, duke fillaur nga shkollimi, përdorimi i gjuhës, zhvillimi ekonomik, infrastrukturë, kulturë, sport e thuajse kudo. Mbi të gjitha ne sot në trashëgimi kemi apatinë e gjeneratës së re, që rezulton me dëshirën e të rinjëve për tu larguar nga vendi si rezultat i mospasjes së perspektivës e që padyshim është fatkeqësia më e madhe që mund ti kanoset një populli.
E gjithë kjo, pa përjashtuar edhe të tjera që nuk u përmendën, detyrimisht kërkojnë një aksion dhe hap të ri në përmirësimin e të drejtave tona qytetare drejt arritjes së barazisë së plotë në sistem, duke shfrytëzuar begatitë e të njejtit dhe dosido barazisë në vendimmarrje.
Kjo barazi kërkon njerëz vizionar, profesionist, të përkushtuar, stabil në qasje dhe veprim. Kërkon që përfundimisht në vendin tonë të kemi një kryeminsitër dhe një zëvendëskryeministër me vendimmarrje të barabartë apo konsenuale, e që është ofertë konkrete e Partisë Demokratike Shqiptare që promovon liderin e saj z. Menduh Thaçin për zëvendëskryeminsitër.
Ofertë që duhet të prërkrahet nga të gjithë ne që në një mënyrë apo tjetër , ia mendojmë të mirën gjeneratave që do të na pasojnë, të gjithë ne që ishim pjesë e shtëpisë së madhe të quajtur PDSH, e që rrugët e jetës ndoshta na ndanë, të gjithë ne që në këtë tokë ku kemi lindur duam të na lindin edhe nipat, mbesat e gjenerata të tëra pas nesh, të gjthë ne që primare do të kemi altruizmin dhe mirëqenien e kombit, që duam të jemi të barabart në mesin e të barabartëve.
E gjithë kjo mundet dhe do të bëhet.
Andaj.
HAJDENI ME NE që të VIJË VERA KA DERA.