Thaçi bën thirrje për krijim sa më të shpejtë të institucioneve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar deputetët e legjislaturës së shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka thënë se Kosova ka përpara sfida të shumta që sipas tij kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë.

“Prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Thaçi.