Edhe pse ende në moshë të njomë, Argneta Thaqi nga Suhareka ka filluar të lë gjurmë në muzikën shqiptare. Me stilin e saj karakteristik muzikor, Argneta ka depërtuar edhe në Shqipëri e Maqedoni, e jo vetëm në ambientin muzikor kosovar. Ajo që është më me rëndësi, kritikët kanë filluar veçmë ta numërojnë Argnetën në mesin e vokaleve që posedon potencial dhe super talent për të na përfaqësuar edhe jashtë kufijve shqiptarë. Me këngën “Mashup” ajo ka plotësuar shijen e artdashësve që kanë gusto të stërholluar për stilet muzikore, kurse me një hit edhe më të madh pritet të vijë në fillim të vitit 2020. Argneta është nxënëse e shkëlqyeshme dhe vajzë modeste. Ajo premton se gjatë tërë karrierës do ti mbetet besnike stilit që e kultivon që tani, por mbetet e hapur për perfeksionim të këtij stili.
ShowBiz Argneta Thaqi sjell një stil të ri që i ka munguar muzikës...