Tetovë:Arrestohet për ngacmim seksual ndaj të miturës

Policia e Tetovës konfirmoi se të dielën në ora 20 e 50 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, 31-vjeçarja nga Tetova ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 14.00 vajzën e saj të mitur, nga dritarja e banesës në të cilën jetojnë, e ka thirur 19-vjeçari nga Tetova, dhe tek hyrja e objektit të tyre, e ka prekë nëpër pjesët e trupit dhe më pas ka tentuar të kryej mardhënie seksuale por nuk ia ka arritur për arsye se vajza menjëherë ka ikur prej tij dhe më vonë i ka treguar tezes së saj, se çfarë i kishte ndodhur.
Nëntëmbëdhjetë vjeçari i denoncuar, menjëherë është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.