Tetovë, zjarri më në fund është shuar plotësisht

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se, pas shumë përpjekjeve ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur të shuajnë tërësisht zjarrin në objektin e fabrikës në Tetovë.

“LAJMI I MIRË

Pas shumë përpjekjeve nga ana e ekipit të Njësitit Territorial kundër Zjarrit dhe vullnetarëve të vullnetit të mirë, më në fund është shuar zjarri në depon e fabrikës “Pofix”. Përpjekjet dhe mundi i vazhdueshëm dhanë rezultatin e shumëpritur. Ngjarjet si kjo uroj të mos përsëriten, me shpresë se e ardhmja është e mirë dhe e ndritëshme!

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan në këto dy ditë tejet të vështira!”, ka shkruar Kasami.