Tetovë, rruga e Gjermës e harruar nga komuna

Njihet si rruga e Gjermës, dhe nëpër këtë rrugë të ngushtë e me shumë gropa çdo ditë kalojnë qindra banorë të Drenocit dhe fshatit Gjermë. Banorët e kësaj zone thonë se rregullimin e rrugës, autoritetet lokale e premtojnë prej vitesh.

“Rrugën për të na asfaltua e kërkojmë që prej 5-6 vitesh. Është prishur është shkatërruar katastrofë, nuk ka asgjë të hairit në këtë mëhallë. Premtime plot punë askund”

“Është arnuar por edhe ai arnim sa për sy e faqe, nuk bëhet kështu, për një kohë të shkurtër i njëjti problem sërish vazhdon”

“Kjo lagja e Drenocit këtu është lënë pas dore pas 2001 e këndej. Para 2001 shumë mirë ka qenë”

 “Përveç problemit të rrugës, banorët e kësaj lagjeje kanë edhe problemin e mungesës së ujit për pije”

 “Ujë në Drenoc nuk ka”

 “Dobët. Pothuajse aspak. Në 24 orë një orë kemi ujë, kësaj i thonë aspak hiç. Kemi kërkuar shumë herë, kemi pasur edhe protesta, kemi kërkuar edhe atje tek institucionet kot, thonë nuk ka”

“Një muaj ka që nuk kam ujë aspak. I shohin veç përfitimet e veta që i duan për popullatën s`mendon askush”

Të pyetur për problemin me të cilët ballafaqohen banorët e kësaj zone, nga Sektori për veprimtari komunale në Tetovë premtojnë se rruga do të rregullohet vitin e ardhshëm./Alsat