Tetovë, policia kërkon personin që spërkati me materie të panjohur

Banorët e një ndërtese në Tetovë kanë paraqitur në polici një rast të jashtëzakonshëm që është gjiruar përmes kamerave të sigurisë, ku shihet se si një person spërkat hyrjen e ndërtesës dhe ik. Bëhet fjalë për objektin përball Qendrës Sportive “Boris Kidriç”, transmeton Alsat.

“Ne jemi në një ndërtesë me 64 apartamente me rreth 300 persona. Sipas kamerave, kjo ka ndodhur në orën 19:30, burri ka spërkatur me një substancë të panjohur dhe ka ikur, kush e di se çfarë dhe është dhe kush e di se çfarë motivesh ka. Rasti u raportua në polici. Është realizuar inspektim ndërsa regjistrimet i janë dhënë policisë për identifikim”, tha Sasho Perovski, kryetari i Këshillit të Ndërtesës.

SPB-Tetovë tashmë e ka konfirmuar rastin dhe thonë se po merren masa për identifikimin e autorit./ALSAT