Tetovë, policia gjen bimë kanabisi në një arë ku mbillej misër

Policia bën të ditur se në fshatin Jançisht të Tetovës ka gjetur bimë të kanabisit, në një arë që ishte mbjellë kryesisht me misër.

“Dje (11-tetor) efektivët e policisë të SPB-Tetovë në lokalitetin “Keramedlija”, në rajonin e fshatit Jançisht të Tetovës, në një fushë të mbjellë me misër, kanë gjetur mbi 150 rrënjë “Kanabis sativa””.

“Një pjesë e rrënjëve janë dërguar për ekspertizë, kurse pjesa tjetër do të shkulet dhe do të asgjësohen”, thonë mes tjerash nga SBP-Tetovë.