Tetovë, për 6 orë shqiptohen 52 dënime për tejkalim në mënyrë të parregullt

Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 09:00 deri më 15:00 kanë realizuar kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët bëjnë tejkalimin në mënyrë të parregullt, gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 52 shoferë, prej të cilëve 36 në territorin e Tetovës dhe 16 në Gostivar.

Siç kumtoi MPB, numri më i madh ka të bëjë për tejkalim në vende të ndaluara për tejkalim, kurse janë shqiptuar gjoba edhe për lloje të tjera të kundërvajtjeve.

SPB Tetovë, njëherësh, edhe një herë ju bën thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.