Më 2 qershor 2026 në ora 17:10, zyrtarë të Sektorit për Polici Kriminalistike pranë SPB Tetovë arrestuan B.A. (37) nga Tetova. Sipas denoncimit të ish-partneres së tij 38-vjeçare nga rrethina e Tetovës, rreth orës 08:30 në një parking në Tetovë ai kishte hyrë me forcë në automjetin e saj, i kishte marrë telefonin celular dhe më herët e kishte ndjekur dhe shqetësuar. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Maqedoni Tetovë: Ish-partneri i zë pritë 38-vjeçares dhe i merr telefonin me forcë





