Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka quajtur ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Xhelal Sveçlën, “dezertor të luftës”.
Kjo kundërpërgjigje e Lushtakut vjen pasi Sveçla gjatë një emisioni mbrëmë për kreun e Skenderajt tha: “…ai nuk është burrë, në polici nuk e ka pranuar fajin, po të ishte burrë do ta pranonte”.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ndër të tjera thotë se Sveçla a ka keqpërdorur Policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj, pasi, sipas tij, ka pranuar urdhra politik nga Kurti për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.
“Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti”, përfundon postimi i Lushtakut, njofton Klankosova.tv.



