Tetovë, arrestohen dy persona, policia u gjen kokainë

Janë arrestuar 2 persona nga Tetova, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Gjatë orës 00.10 pas mesnate, në autostradën Tetovë-Shkup, efektivët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë gjatë kontrollit të kryer tek B.I (38) dhe Sh.B(57) vjeç kanë gjetur kokainë. Nga MPB informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa për veprën “prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.