ASH-AAA: Zaev e Ahmeti ia kanë kaluar Gruevskit për blerjen e veturave luksoze

Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar pas njoftimit se Qeveria do të huazon mbi 40 makina të reja për rreth 2 milion euro.

Nga ky koalicion kujtojnë promovimin e trotinetëve elektrik nga ministri Osmani si dhe, siç thonë ata, nënçmimin e administratorëve nga kryeministri Zaev.

Nga ASH-AAA akuzojnë pushtetin për abuzim me paratë publike si dhe për nënçmim të administratës.

“Ky skandal nxjerr edhe një herë në shesh fytyrën e vërtetë të Qeverisë SDSM-BDI. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se vendimi i fundit i Qeverisë ka komfirmuar se Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti tanimë ja kanë kaluar edhe Nikolla Gruevskit, si për blerjen e veturave luksoze ashtu edhe për nënçmimin dhe keqpërdorimin e administratës”, thonë nga koalicioni AAA-ASH.