Nisma “Tetova dëshiron park” dërgoi reagim në opinion në ngjarjet në qytet për shkak katastrofës ekologjike të shkaktuara nga përmbytjet dhe zjarrin e madh në objektin industrial të “Pofiks” (ish- “Maqedonia Tabak”) në të cilën theksohet se qyteti vazhdimisht jeton në katastrofë ekologjike me vite.
Më pas, theksohet, askush nga kompetentët seriozisht nuk janë angazhuar rreth të drejtave të njeriut dhe nevojat: uji i pastër për pije, ajri i pastër, sipërfaqe të gjelbërta, trotuare të lira…
“Tetova është e braktisur në improvizime, joprofesionalizmi dhe korrupsion, ndërsa në këtë situatë e pashmangshme është paraqitja e aksidenteve të reja dhe katastrofave, po edhe më vështirë menaxhimi me ata. Tetova është qytet i rekordeve, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel botëror, sipas ndotjes së ajrit me vite”, thonë nga nisma “Tetova dëshiron park”.
Sipas tyre, mungon kyçja qytetare në vendimmarrje, ndërsa Komuna e Tetovës i injoron nismat qytetare siç është e tyre.






