Tetë të vrarë pas bombardimeve në Kiev

Të paktën tetë persona janë vrarë nga bombardimet ruse në rrethin Podil të Kievit, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.

Shifra e fundit vjen pasi forcat e Kremlinit filluan një sulm në një qendër tregtare në kryeqytet.

“Sipas informacionit që kemi për momentin, disa shtëpi dhe një nga qendrat tregtare u goditën”, tha kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko.