Tërmkolli i jep ‘ultimatum’ Kurtit për taksën

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ta heq taksën ose të shkojë në shtëpi.

“Populli i Kosovës nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi me Amerikën! Kryeministri, Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesa të mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet. Ose të shkojë në shtëpi. Edhe kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar ndër të tjerash Tërmkolli.

Postimi i plotë i Tërmkollit pa ndërhyrje:

Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”.

Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post.

LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë.

Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës.

Ka mundur të negociojë ndonjë përfitim në këtë rast, por ai vazhdimisht mbetet i “painformuar”.

Populli i Kosovës nuk ka alternativë tjetër. Ne jemi me Amerikën!

Kryeministri, Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesa të mëdha historike, ishte kundër.

E ka rastin të përmirësohet. Ose të shkojë në shtëpi.

Edhe kjo nuk ka alternativë. “Nuk ka rrugë të mesit”.