Xhamaika njeh pavarësinë e Kosovës, Cakaj: Lajm fantastik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dha lajmin se Xhamaika ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Cakaj shprehet se ky është lajm fantastik për gjithë shqiptarët. Ai thekson se kauza e Kosovës është e drejtë, një rast që e konfirmon edhe ky, njohja e pavarësisë nga Xhamaika.
Gent Cakaj: Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi. Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës! Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare!