Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi.
Kjo ka shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur si dhe dëme të mëdha materiale.
Lëkundja ndodhi rreth orës 02:16, ndërsa epiqendra ishte në provincën juglindore të Gaziantep në kufi me Sirinë.
Foto: Screenshot/YouTube
Për këtë ngjarje pati reagime të shumta e një i tillë nuk mungoi as nga artisti i njohur shqiptar, Capital T.
Ai thekson se bashkëndjen me të gjithë popullin turk, duke iu referuar tërmetit shkatërrues që ndodhi në Shqipëri në vitin 2019.
Foto: Screenshot/Instagram
“Bashkëndjejmë dhimbjen me këta njerëz sepse e provuam dhe e dimë si është. Zoti ju ndihmoftë”, u shpreh këngëtari.
Deri në këto momente është raportuar për mbi 500 viktima dhe mijëra të lënduar. /Telegrafi/