Tërmeti në Turqi dhe Siri, të paktën 2300 persona konfirmohen të vdekur

Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm është rritur sërish në 1498, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Numri i kombinuar i të vdekurve nga tërmeti fillestar në Turqi dhe Siri tani është në më shumë se 2300 pasi 810 persona u konfirmuan të vdekur në Siri, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.