Tërmeti në Indonezi, mes 252 të vdekurve edhe shumë fëmijë

Shumë fëmijë të vrarë kur shkollat e tyre u shembën janë në mesin e 252 të vdekurve pas një tërmeti që shkatërroi një qytet në Indonezi.

Kështu kanë bërë zyrtarët e këtij vendi, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur të arrijnë njerëzit e bllokuar në rrënoja.

Informatat e reja vijnë pas tërmetit me magnitudë 5.6 që goditi malet në Java Perëndimore të hënën.

closevolume_off
Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Cianjur dhe duke “varrosur” të paktën një fshat, si pasojë e një rrëshqitje dheu.

Qindra njerëz u lënduan gjithashtu, ndërsa autoritetet paralajmëruan se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet më tej.

Rrëshqitjet e dheut dhe terreni i ashpër po pengonin përpjekjet e shpëtimit, tha Henri Alfiandi, kreu i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit.