Tërmeti i Italisë është ndjerë në disa vende

Një tërmet me magnitudë 5.5 rihter ka ndodhur në resortin italian Rimini, i cili është ndjerë në të gjithë Italinë qendrore dhe disa pjesë të Ballkanit.

Shtëpitë patën luhatje për disa sekonda në bregdetin e Adriatikut dhe pati raportime për dëme të vogla, por jo viktima.

Shkollat u mbyllën në pjesë të rajonit qendror Marche dhe trenat u ndaluan rreth qytetit të Ankonës për shkak të dyshimeve për dëmtime të trasesë.

Zyrtarët italianë thanë se tërmeti ishte 8 kilometa i thellë. Tërmeti është ndjerë në Romë në perëndim dhe Bolonja në veri-lindje, si dhe përtej Adriatikut në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv