Tërmeti i dytë e godet Turqinë

Një tërmet i dytë e ka goditur Turqinë juglindore, me epiqendër afër qytetit të Kahramanmaras, sipas raportimeve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se kishte matur fuqinë e tërmetit që ishte në 7.5 ballë rihter

Tërmeti i parë në Turqi ka ndodhur në mëngjesin e të hënës dhe ka qenë me magnitudë 7.9 rihter.

Deri tani të vdekur janë mbi 1,200 persona, shkruan BBC.