Tërmet në Shqipëri

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.5 Rihter ka rënë pranë Golemit në orën 02:03 të mëngjesit.

 

Lëkundja është ndjerë dhe në rrethina, ndonëse nuk ka qenë shumë e fortë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme.