Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë ka goditur provincën Manisa në perëndim të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në rrethin Kırkağaç në orën 14:26 me kohën lokale, me thellësi 7 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Ndërkohë, Zyra e Guvernatorit të Manisa-s njoftoi se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Kujtojmë se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 ballë goditi provincën lindore Elazığ të premten, duke shkaktuar 41 të vdekur.